Në Athinë të Greqisë një kabllo elektrike është shkëputur dhe ka rënë mbi autobusin që ishte me turistë, duke lënë të lënduar gjashtë persona, shkruajnë mediat greke.
Aksidenti ka ndodhur mesditën e së hënës në “Avenue Panepistimiou” në qendër të Athinës.
Sipas policisë greke, aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:30.
Autobusi turistik ka qenë pas një karroce kur kablloja është prerë dhe ka rënë mbi autobusin duke thyer disa xhama, siç raporton e përditshmja ethnos.gr.