Qytetarë me mendësi kriminale kanë komentuar sot në disa nga lajmet për ngjarjen tragjike në Pejë, ku një grua u vra nga bashkëshorti i saj.
Vrasja që ndodhi sot është rasti i dytë brenda pesë ditësh në Kosovë kur gratë dyshohet se u vranë nga bashkëshortët apo ish-bashkëshortët e tyre.
Një ndër shumë komentet ku qytetarët kanë shfaqur mendësinë kriminale është edhe ai i Kastriot Mavriqit, që nuk dihet nëse është llogari reale apo ‘fake’.
Komenti i tij është i tmerrshëm, ku shprehet se është pro vrasjes së gruas.