Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për vendimin që mori Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, duke i hapur rrugën anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.
Në një postim në Facebook, Begaj shkruan se tashmë pritet edhe votimi final, për të përcaktuar edhe momentin për të festuar.
“Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE).
Falenderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe mometin e merituar për të festuar”, shkruan Begaj.