Era që ka përfshirë bregdetin e Adriatikut ka nxjerrë në breg të detit sasi të mëdha mbeturinash.
Në një gjatësi prej katër kilometrash, i gjithë brezi ranor nga Plepat, Shkëmbi i Kavajës e deri në Golem është mbushur me mbetje të gjithfarëllojshme, raporton euronews.al.
Bëhet e ditur se në terren për të pastruar bregdetin, dolën punonjës të ndërmarrjes së pastrimit, të cilët me anë të një fadrome grumbulluan dhe më pas larguan të gjithë papastërtitë.
Kjo situatë, sipas autoriteteve lokale të Durrësit, përsëritet vazhdimisht për shkak të shkarkimit apo depozitimit të mbetjeve urbane në lumenj apo kanale kulluese, të cilat më pas përfundojnë në det.
Në detin Adriatik derdhen dy lumenjtë më të ndotur në vend, ai Erzen dhe Ishëm për pastrimin e të cilëve është apeluar shpesh nga aktivistët dhe vullnetarët.