Memli Krasniqi mbledh kryesinë, PDK insiston në zgjedhje të reja

Memli Krasniqi mbledh kryesinë, PDK insiston në zgjedhje të reja

Partia Demokratike të Kosovës ka njoftuar se ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar për siç u tha zhvillimet aktuale politike në vend. Aty, sipas njoftimit, partia më e madhe opozitare rikonfirmoj edhe një herë qëndrimin e saj për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Në kumtesën e lëshuar pas mbledhjes, u tha se “Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, duke parë stagnimin politik dhe ekonomik në vend, e posaçërisht dëmitimin e mirëqenies së qytetarëve, ka shprehur edhe një herë nevojën për zgjedhje të reja të parakohshme sa më parë”.

“PDK beson se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për një Qeveri kredibile, të aftë, e cila përmirëson jetën e tyre dhe zhvillon shtetin – i cili ka më shumë se tri vite që është në stagnim të plotë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga partia e e Memlit Krasniqit.

PDK, nga shkurti i këtij viti, me vendim të Këshillit Drejtues, ka nisur mobilizimin e të gjitha strukturave për zgjedhje të reja. Ndërkaq, me 27 mars, Kryetari i saj, Memli Krasniqi ka nominuar zyrtarisht Bedri Hamzën si kandidat për Kryeministër të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme, behet e ditur se anëtarët e Kryesisë së PDK’së kanë përshëndetur votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u miratua Raporti që i hapë rrugë antarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

“Kryetari Krasniqi ka falënderuar Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), parti ku bën pjesë edhe PDK-ja, për angazhimin e madh në interes të Kosovës në çdo hap të këtij procesi. PDK beson se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë, për të cilën është punuar me vite, i shërben forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Prandaj, PDK u bën thirrje institucioneve të Kosovës që gjatë këtij muaji të lobojnë dhe koordinohen me të gjithë aleatët tanë ndërkombëtarë, që votimi final i Komitetit të Ministrave të Jashtëm, që do të mbahet në muajin maj, të jetë pozitiv”, thotë njoftimi.

Related Articles