Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Ferizaj një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase.
Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook.
“Policia e Kosovës, konkretisht njësia Fast- Kosova, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë-Ferizaj, sot, më 19.04.2024, pas një pune intensive në terren, kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë në Ferizaj, një shtetas nga Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftim.
“I dyshuari ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase”.
Rasti do të trajtohet në koordinim me organet përkatëse dhe do të zbatohen procedurat e parapara për raste të tilla.