Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, konsideron se vendet e rajonit duhet të përpiqen të arrijnë një marrëveshje, duke qenë se siç thotë ai, i kanë shteruar të gjitha resurset e tjera dhe se pa rezultate.
Ai tha se Serbia duhet të pranojë çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, t’i japë fund atij procesit të kundërshtimit.
Duke komentuar mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE, Abazoviq tha se “votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të ishte i mundur nën mandatin e tij”.
“Dhe tani do të flasim përsëri për Këshillin e Evropës, do të flasim përsëri për disa rezoluta të tjera e kështu me radhë. Derisa t’i japim fund disa gjërave, ne do të vazhdojmë ta përsërisim këtë pas pesë vjetësh dhe pas dhjetë. Kjo është këshilla më miqësore dhe më vëllazërore, t’u jepet fund këtyre çështjeve dhe të vazhdohet më tutje”, tha Abazoviq.