Shqiptimi i gjobave për thyerjen e rregullave në trafik bëhen shpeshherë shkas që shoferët të revoltohen dhe t’i pengojnë zyrtarët policorë. Por ka raste kur edhe zyrtarët policorë shkelin rregullat e komunikacionit, duke treguar “të fortin” mbi ligjin.
E një qytetar ka raportuar sot se si Policia e Kosovës teksa vet kishte thyer rregullat e komunikacionit, kanë dënuar padrejtësisht një qytetar tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë, dhe ka ardhur si pasojë e një bllokimi të njërës korsi nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit kishin “shtrirë” muhabetin me një këmbësor, duke lënë kështu të bllokuara disa vetura prapa.
Si rrjedhojë e kësaj, vetura e parë pas veturës së Policisë në mundësinë e parë e ka tejkaluar Policinë, çka ka bërë që zyrtarët policorë më pas pa dhënë ndonjë sinjal t’i vihen më pas veturës dhe ta ndalin.
Kësisoj, pas ndaljes së veturës, dy zyrtarët policiorë i kanë shqiptuar një tiketë qytetarit për këtë veprim, sipas qytetarit për të treguar që “i forti është mbi ligjin”.