Një varr masiv me gati 300 trupa është zbuluar në një spital në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, shkruan CNN.
“73 trupa u gjetën në oborrin e Kompleksit Mjekësor Nasser, i cili e çoi numrin e përgjithshëm të trupave të gjetur në 283″, tha Kolonel Yamen Abu Suleiman, Drejtor i Mbrojtjes Civile.
Sulejmani pretendoi se disa prej trupave ishin gjetur me duar dhe këmbë të lidhura, kështu që nuk dihet nëse janë varrosur të gjallë apo janë ekzekutuar.
Një burrë në vendngjarje tha për CNN se ende nuk e ka gjetur trupin e djalit të tij 21-vjeçar, i cili u vra në janar.
“Nuk e kam gjetur ende. E kishim varrosur atje. Por ne nuk mund ta gjejmë atë. Dhe ne donim t’i bënim atij një varr të mirë”, tha ai.