Kryeministri i vendit, ka thënë se Kosova për herë të parë ka filluar regjistrimin online të diasporës.
Ai tha se ky është një proces i shkurtër dhe i drejtpërdrejtë, që sipas tij, duhet të zgjasë rreth 10 minuta.
“E përfitimet nga ky regjistrim janë të thella dhe rezultatet e tij diktojnë 10 vjeçarin e ardhshëm. Diaspora është shtyllë qendrore e shtetit dhe shoqërisë sonë. Ajo gjithashtu duhet të jetë shtyllë qendrore e qeverisjes së shtetit”, tha ai.
Tutje, ai i ftoi bashkatdhetarët që të regjistrohen në ediaspora.rks-gov.net deri më 17 maj të këtij viti