Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundit të mërkurën. Në gusht të vitit 2009, Gjykata Rajonale e Stuttgartit kishte dënuar çiftin kosovar me nga gjashtë vjet e gjashtë muaj burgim për pengmarrje.
Zyra e Prokurorit Publik të Stuttgartit ka lëshuar një urdhër për arrestimin e 60-vjeçarit dhe gruas së tij 63-vjeçe, raporton t-online, transmeton Klankosova.tv.
“Pasditen e së mërkurës, çifti, që po shoqëroheshin nga mbesa e tyre tetë-vjeçe, tentuan të kalonin përmes zyrtarëve doganorë pas fluturimit të tyre nga Prishtina. Skanimi i gjurmëve të gishtërinjve konfirmoi identitetin e çiftit”, tha policia federale të mërkurën.
Meqë të moshuarit kishin vuajtur vetëm një pjesë të dënimit të tyre me burg, tani ata duhet të vuajnë edhe pjesën e mbetur të dënimit me burg.
Të moshuarit telefonuan djalin e tyre 34-vjeç në Recklinghausen. Sipas policisë, ai e mori mbesën në kujdestari pas konsultimeve me zyrën për mirëqenie të të rinjve. Policët më pas e dërguan çiftin në një qendër korrektuese.