Gjakovë: Arrestohet një person, policia brenda shtëpisë së tij gjen mbi një kilogram marihuanë

Gjakovë: Arrestohet një person, policia brenda shtëpisë së tij gjen mbi një kilogram marihuanë

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik e Policisë së Kosovës e ka realizuar një aksion në qytetin e Gjakovës, ku edhe e ka arrestuar një person, raporton Gazeta Enigma.

Bëhet fjalë M.B, (mashkull) viti i lindjes 1992.

Në aksion është shtëpia e të dyshuarit ku janë një kilogram e 131 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi.

“Sot më, 24.06.2021, Njësia policore e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotik-Gjakovë, ka realizuar një urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore Gjakovë, ku është kontrolluar prona e të dyshuarit M.B., vl. 1992, m/k. Gjatë kontrollit janë gjetur pos tjerash edhe 1 kg e 131 gr substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”./Gazeta Enigma/

Related Articles