K.K është arrestuar nga policia në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Ai dyshohet për “Vrasje të rëndë në tentativë”.
34-vjeçari, më 17 shkurt në rrugën B në Prishtinë, dyshohet se kishte vendosur një eksploziv tek një veturë.
“I njëjti me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e policisë.