Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës në Ditën Ndërkombëtarëve të të Zhdukurve të luftës së fundit, ka thënë se shteti kërkon në mënyrë aktive drejtësi për krimet e luftës, por që Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës, duke mohuar drejtësinë edhe sot e kësaj dite.
Kështu ka shkruar MPJ-ja në një postim në X.
“Në Ditën Kombëtare të personave të zhdukur me forcë, kujtojmë mbi 1600 të pagjeturit në Kosovë për shkak të regjimit gjenocidal serb”, ka shkruar ministria.
“Kosova kërkon në mënyrë aktive drejtësi për krimet e luftës, megjithatë Serbia vazhdon të mbrojë ata që janë përgjegjës, duke mohuar drejtësinë edhe sot e kësaj dite”.