Anëtarësimi në KiE, Osmani: Më së shumti përfitojnë familjet që u është mohuar drejtësia që 25 vite

Anëtarësimi në KiE, Osmani: Më së shumti përfitojnë familjet që u është mohuar drejtësia që 25 vite

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të mundësonte që gjithë familjarët e personave të pagjetur të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Kësisoj Osmani me këtë hap thotë se do të bhej e mundur paditja e Serbisë për shkeljen e të drejtës në jetë të familjarëve të tyre.

“Pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës të gjitha familjet do të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut për ta paditur Serbinë për shkeljen e të drejtës në jetë të familjarëve të tyre, për shkeljen e të drejtës në dinjitet njerëzor dhe shumë të drejta të tjera që kanë të drejtë familjarët”.

“Është e domosdoshme që ky proces të jetë i suksesshëm siç e kemi thënë është kauzë e të drejtave të njeriut, nuk ka të bëjë me politikë, nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës përfitojnë të gjithë qytetarët tanë, më së shumti familjet që u është mohuar drejtësia që 25 vite”.

Përndryshe Kosova mori votë historike me 16 prill në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Tani hapi i fundit për anëtarësim është në Komitetin e Ministrave në muajin e ardhshëm. 

Related Articles