Në Francë kanë mbetur të lënduar 26 persona në një aksident trafiku që përfshiu dy autobusë që transportonin nxënës shkollash, shkruan Bild.
Aksidenti ka ndodhur pasditen e së premtes rreth orës 16:30 në rrugën që lidh portin e Kanalit Anglez me autostradën.
Siç njofton Bild, përcjell Klankosova.tv, 141 persona që ishin nxënës të një shkolle të mesme gjermane dhe të një kolegji francez nga departamenti Essonne ishin pjesë e udhëtimit, prej tyre 21 u lënduan.
Siç ka deklaruar policia atje, një person ka mbetur i lënduar rëndë por që është jashtë rrezikut për jetë.
Shkaqet e aksidentit nuk dihen akoma