Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur kapacitetet e organeve të kryeqytetit për të mbledhur mbeturinat rregullisht.
Ai thotë se problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi.
“Nga sot, kemi rritur kapacitetet e organeve të Kryeqytetit për të mbledhur mbeturinat rregullisht. Rritja e kapacitetit bashkë me kontejnerët e ri që po shpërndahen, janë rezultat i ndryshimeve që kam bërë në menaxhment të Drejtorisë së Shërbimeve Publike”, shkruan Rama në Facebook.
Tutje, ai ka lutur qytetarët të jenë të përgjegjshëm në hudhjen e mbeturinave në mënyrë që të mbajmë Prishtinën tonë të pastër.