Debati i ashpër me Salah, Klopp jep përgjigjje të qartë

Debati i ashpër me Salah, Klopp jep përgjigjje të qartë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka dhënë një përgjigje pas debatit të tij të ashpër me Mohamed Salah në barazimin me rezultat 2-2 ndaj West Hamit, akt ky që u kap nga kamerat.

Salah po bëhej gati që të futej në lojë nga banka rezervë për Liverpoolin, teksa rezultati i ndeshjes ishte 2-1 në të mirë të mysafirëve.

Sidoqoftë, West Hami realizoi sapo egjiptiani ishte gati që të futej në fushë, dhe kamerat e TNT Sports duket se kapën debatin e ashpër mes sulmuesit dhe Kloppit.

Në fakt, Darwin Nunez duhet ta mbante Salahun që të parandalonte situatën që të eskalonte, ndërsa ky i fundit pastaj filloi të bënte me gjeste në drejtim të trajnerit të tij.

Klopp u pyet për këtë situatë nga gazetari i TNT Sports, Jules Breach, pas ndeshjes, dhe përgjigja e tij ishte e qartë.

Kur u pyet nëse ai mund të elaboronte atë që u dha mes tyre, Klopp tundi kokën e tij dhe u përgjigj: Jo, ne e diskutuam këtë në zhveshtore, dhe nga ana ime është një çështje e mbyllur.

Klopp refuzoi që të zgjerohej më tutje, që do të thotë se mosmarrëveshjet mes dy palëve ka të ngjarë se nuk kanë marrë fund.

Related Articles