Dy persona janë rrahur mbrëmë ndërmjet vete në një klub të Prishtinës.
Siç mëson Gazeta Sinjali dy të dyshuarit që u kapën ndërmjet vetë janë: Dren Prebeza dhe Leon Nika.
Për shkak të këtij rasti është dashur të ndërhy edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, e cila i ka arrestuar dy të dyshuarit.
Nika, njëri nga të dyshuarit, gjatë arrestimit e ka sulmuar njërin na pjesëtarët e Njësisë Speciale.
Sikur Nika edhe Prebeza, gjatë gjithë situatës kanë qenë në gjendje të dehur.
Pas arrestimit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.