Theophilus Solomon ka zbritur më në fund në fushën e lojës. Futbollisti nigerian nuk ka patur ndonjë lëndim, apo ndonjë suspendim që e ka mbajtur jashtë fushave të blerta, mirëpo ka qenë i burgosur, shkruan Gazeta “Enigma”.
Solomon ishte arrestuar në shkurt të këtij viti në Kosovë, ndërsa ishte ekstraduar shpejt në Shqipëri për një rast për dhunë në familje sa ishte në Shqipëri.
Në shkurt të vitit 2023 Solomon ishte arrestua pas stërvitjes së Gjilanit dhe atij i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 40 ditësh. Solomoni ishte arrestuar dhe paraburgosur sipas urdhërarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë për shkak se ka qenë i dënuar me 11 muaj burgim efektiv për veprën penale dhunë në familje. Për këtë vepër ishte dënuar në mungesë. Masa e paraburgimit i ishte ndërprerë derisa ka qenë në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit. Tani ai është plotësisht i lirë.
Me të dalë nga burgu Solomin i është bashkuar skuadrës së Dukagjinit, ekip me të cilin zhvilloi minutat e para të këtij stinori, teksa u fut si zëvendësues në ndeshjen ndaj Dukagjinit.
“Ndjehem shumë i lumtur për rikthimin tim, tani mendoj vetëm për futbollin dhe asgjë tjetër. Falenderoj gjithë njerëzit që më kanë pëkrahur dhe më kanë qëndruar afër”, ka deklaruar Solo për “Enigmën”.
Më herët për një rast në burg ka qenë edhe ish-sulmuesi tjetër i Dukagjinit dhe Prishtinës, Otto John.
/Gazeta Enigma/