Prokuroria Themelore në Ferizaj e ka ndaluar për 48 orë një person për shkak se dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunimi”.
Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi se i njëjti e kishte marrë me veturë viktimë dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të në një motel e po ashtu ndaj të njëjtës ka ushtruar dhunë fizike.
“Viktima dyshohet se ka ngecje në zhvillim mendor dhe e njëjta nga familjarët e saj ditë më parë është raportuar e zhdukur”.
“Nga hetuesit rajonal të Policisë, viktima është dërguar fillimisht në Urgjencën e Kaçanikut ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe më pas e njëjta është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Prokuroria bëri të ditur se ndaj të dyshuarit, brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.