Gjykata merr vendim për Ergys Arrazin i cili dyshohet se shtyu në vetëvrasjen e gruas dhe tre fëmijëve

Gjykata merr vendim për Ergys Arrazin i cili dyshohet se shtyu në vetëvrasjen e gruas dhe tre fëmijëve

Gjykata e Shkodrës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Ergys Arrazin. Ai akuzohet për veprën penale “shkaktim i vetëvrasjes”.

Arrazi mbërriti në gjykatë ndërsa mbante një kapuç për t’ju shmangur mediave. 31 vjeçari u arrestua dy ditë më parë nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes së bashkëshortes dhe tre fëmijëve.

Trupi i Alma Arrazit dhe djalit të vogël 3 vjeçar u gjetën sot ndërsa vajza e vogël 8 vjeçare u gjet pasditën e së hënës. Në fundjavë, një peshkatar gjeti edhe trupin e vajzës së madhe 9 vjeçare.

Sipas prokurorisë, 39 vjeçarja ka ndërmarrë aktin ekstrem së bashku me fëmijët për shkak të dhunës së vazhdueshme psikologjike, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore nga ana e partnerit të saj Ergys Arrazi, duke prekur rëndë dinjitetin e saj./abcnews.al

Related Articles