25 motoçikleta janë sekuestruar nga policia në Pejë.
Sipas njoftimit të policisë, plani operativ “Motoçiklistër kundërvajtës” u realizua më 8 maj.
“Nё kёtё plan i cili do tё vazhdojë tё implementohet edhe nё ditët nё vijim. Me datë 08.05.2024 nga njësitet e DRP Pejё, janё sekuestruar: 25 motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejёs pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera”, njofton policia.
“Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës. Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, apelon tek te gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion te respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit”.