Numri i të vdekurve nga shirat e dendur në shtetin Rio Grande do Sul të Brazilit u rrit në 143, tha organi i qeverisë lokale të mbrojtjes civile të dielën, nga 136 sa ishte një ditë më parë, ndërsa 125 persona të tjerë mbeten të zhdukur.
Të shtunën në mbrëmje qeveria njoftoi rreth se 2.34 miliardë dollarë po përdoren për të luftuar krizën krizën që ka zhvendosur më shumë se 537,000 njerëz në shtet, nga një popullsi prej rreth 10.9 milionë banorë.
Më shumë shi pritet të bie të dielën, dhe parashikohet që lumenjtë të dalin nga shtretërit e tyre sërish, tha parashikuesi i motit Metsul të shtunën në mbrëmje, shkruan Reuters.