BE i reagon Siljanovska-Davkovës: Ke shkelur Marrëveshjen e Prespës

BE i reagon Siljanovska-Davkovës: Ke shkelur Marrëveshjen e Prespës

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, pasi nuk e përmendi emrin e plotë të shtetit që pritet ta drejtojë për pesë vjetët e ardhshme, duke iu referuar si “Maqedoni”.

Në reagimin e BE-së thuhet se shprehin keqardhje që Siljanovska-Davkova nuk e përdori emrin Kushtetues të vendit gjatë ceremonisë së betimit të sotëm.

“BE rikujton rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese, ligjërisht të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë”, thuhet në reagim.

Po ashtu sot ambasadorja greke në Maqedoni të Veriut, Sofija Filipidu, e ka lëshuar seancën e betimit të presidentes së re.

Related Articles