Protesta te Bashkia e Tiranës, 12 persona nga “Aleanca për Teatrin” vihen në hetim në gjendje të lirë

Protesta te Bashkia e Tiranës, 12 persona nga “Aleanca për Teatrin” vihen në hetim në gjendje të lirë

12 persona janë vënë në hetim në gjendje të lirë për shkak të protestës të organizuar një ditë më parë përpara Bashkisë së Tiranës. Personat e vënë në hetim janë pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, procedoi në gjendje të lirë shtetasit:

– D. B., 27 vjeç, R. D., 19 vjeç, A. P., 46 vjeç, K. B., 21 vjeç, S. L., 68 vjeç, S. B., 48 vjeç, G. S., 53 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, E. K., 22 vjeç, T. B., 39 vjeç, K. B., 34 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”;

– A. K., 59 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim./tch/

Related Articles