Kryeministri i vendit, Albin Kurti po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Kotor të Malit të Zi.
Në këtë samit, do të diskutohet për planin e zgjerimit të vendeve të BE-së, ne të cilin do të marrin pjesë liderët e rajonit, përfaqësues nga BE-ja dhe nga ShBA-ja.
Kurti tha se takimi i tretë i Planit të Zgjerimit të BE-së është një mundësi e madhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u brë bashkë dhe për të diskutuar mundësitë e integrimit tutje.
“Shënojmë 10-vjetorin e Procesit të Berlinit dhe presim të kemi bashkëpunim më të mirë dhe presim gjithashtu njohje de-facto dhe de jure nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Kurti.
Kreu i qeverisë më tej e përmendi edhe faktin që Bosnja dhe Hercegovina s’e ka miratuar marrëveshjen për lirinë e lëvizjes vetëm me letërnjoftime, gjë për të cilën tha se nuk është i kënaqur.