Rasti i fajdeve në Graçanicë, i dyshuari i tretë kapet në Shqipëri

Rasti i fajdeve në Graçanicë, i dyshuari i tretë kapet në Shqipëri

Është arrestuar edhe i dyshuari i tretë rreth rastit në Graçanicë.

Klankosova.tv mëson se E.G u arrestua nga autoritetet në Shqipëri gjatë ditës së djeshme në bazë të një kërkese nga Interpoli.

Ai ishte në kërkim nga policia e Kosovës, rreth rastit në Graçanicë ku ishte gjetur i vdekur një 37-vjeçar.

E.G, bashkë edhe me dy persona të tjerë (babë e bir), S.T dhe A.T, dyshohen për veprat penale “fajde” dhe “shtytje në vetëvrasje”.

Ky gjatë bastisjeve të zhvilluar nga policia nuk ishte hasur në shtëpinë e tij.

Por, duket se nuk mbeti edhe për shumë kohë i lirë, pasi u arrestua pas disa orësh në Shqipëri.

Ndërkohë S.T dhe A.T, janë ndaluar nga prokurori i Shtetit për 48 orë.

Related Articles