Stadiumi “18 Qershori” në Klinë do jetë arenë takimi ndërmjet ekipit nga Superliga dhe atij nga Liga e Parë, mëson Gazeta “Enigma”.
Më datën 1 Qershor me fillim nga ora 15.00 ky impiant do pres tifozëritë e dy skuadrave që do vijnë nga Superliga dhe Liga e Parë.
Ndërkohë, barazhi i skuadrave nga Liga e Parë do të zhvillohet më 26 Maj në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.
Kujtojmë që për një vend në Superligë janë duke garuar Feronikeli ’74 dhe Gjilani, ndërkohë nga Liga e Parë, Prishtina e Re, Dinamo dhe Trepça ’89 kanë po të njejtën ambicje. /Gazeta Enigma/