Njësia Speciale bastis shtëpinë e të dyshuarit për plagosjen në Prizren – flasin edhe nga Policia 

Njësia Speciale bastis shtëpinë e të dyshuarit për plagosjen në Prizren – flasin edhe nga Policia 

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan sonte në Nashec të Prizrenit, ku mbeti i plagosur një person. 

Sinjali mësoi se i dyshuari lidhur me këtë rast është Besnik Ukaj ndërsa personi që mbeti i plagosur është Jeton Ahmetaj. 

Ukaj dhe Ahmetaj janë nga fshati Korishë dhe rasti dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshje momentale.

Sinjali mëson poashtu se operacioni për kapjen e të dyshuarit, Besnik Ukaj, po vazhdon dhe hetuesit dhe Njesia Speciale po bastisim shtëpine e tij në fshatin Korishë.

Lidhur me rastin ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës, ku sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45. 

Sipas tyre, viktima është plagosur në këmbën e djathtë dhe ndodhet jashtë rrezikut pë jetë, teksa i dyshuari dyshohet se ka gjuajtur nga automjeti duke lëvizur në automjetin tjetër. 

Njoftimi i plotë:

Me datë: 17.05.2024 rreth orës 19:45, stacioni policor Prizren ka pranua informatë se në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren rreth orës 18:20 është sjellë një person i plagosur me armë zjarri. Pas marrjës së informatës Policia menjëherë i’u ka përgjigj rastit, ka shkuar në spital dhe sipas informatave te para viktima është J.A. Viti i lindjës 1987, nga fshati Korishë e Prizrenit. Ndërsa i dyshuari i cili është larguar nga vendi i ngjarjes është po ashtu nga fshati Korishë dhe bëhët fjalë për personin B.U. Viktima është plagosur në këmbën e djathtë dhe ëshë jashtë rrezikut për jetë, sipas mjekëve nga emergjenca e spitalit rajonal në Prizren.   Rasti ka ndodhur në fshatin Nashec të Prizrenit, ku dyshohet se i dyshuari ka gjuajtur nga automjeti duke levizur në automjetin e viktimës. Njesitet policore janë në kërkim të të dyshuarit. Lidhur me rastin është njoftua Prokurori i shtetit dhe sektori i hetimeve rajonale në Prizren.

Ndryshe, i dyshuari Ukaj i cili është arratisur me veturën e tij, është emër i njohur për organet e rendit për shkak të të kaluarës së tij kriminale.

Ai është hetuar për rastin e rrahjes brutale më 22 janar 2022 në Prizren.

Ukaj po ashtu ka qenë i dënuar për vrasjen e Salajdin Ukimerit, rojës së pompës së benzinës “Alba Petrol”, më 21 maj 2008 në Prizren.

Related Articles