Protestues hynë në pistë, mbyllet aeroporti i Mynihut

Protestues hynë në pistë, mbyllet aeroporti i Mynihut

Mëngjesin e së shtunës, aeroporti i Mynihut është mbyllur sepse disa aktivistë për mbrojtjen e klimës kaluan pengesat dhe u ndodhen në pistë qysh në orën 4:45 të mëngjesit.

Siç raporton Bild, përcjell Klankosova.tv, për arsye sigurie, të gjitha fluturimet u ndërprenë.

Judith Beadle, e cila ishte e përfshirë në protestë deklaroi se me fluturimet e shtrenjta treni dhe transportet e tjera publike po shkatërrohen. 

“Kur rezervojmë një fluturim, ndihemi të turpëruar. Përgjegjësia i takon qartë qeverisë: ajo u jep linjave ajrore miliarda para taksash çdo vit, dhe në të njëjtën kohë treni dhe transporti tjetër publik po shkatërrohen”, u shpreh ajo për Bild.

Aeroporti priste pushues të shumtë në fundjavën e parë të pushimeve, me një total prej rreth 350,000 pasagjerësh që priten nga e premtja deri të dielën. Aeroporti i Mynihut donte të kryente 2,860 fluturime gjatë kësaj kohe.

Policia tha se ka arrestuar tetë persona.

Policia në pistë me një nga kaotikët klimatikë

Related Articles