Një person është arrestuar pasi i njëjti kishte raportuar raportuar një rast të grabitjes, rastin e kishte inskenuar duke deklaruar rrejshëm se persona të panjohur e kishin sulmuar dhe ia kishin marrë pazarin ditor në vlerë 3 mijë e 800 euro.
Sipas raportit të PK-së, i njëjti gjatë intervistimit e kishte pranuar se e kishte inskenuar këtë rast dhe është ndaluar për 48 orë.
“Gjakovë 25.06.2021-21:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte raportuar një rast të grabitjes, rastin e kishte inskenuar duke deklaruar rrejshëm se persona të panjohur e kishin sulmuar dhe ia kishin marrë pazarin ditor në vlerë 3800 €. Gjatë intervistimit, i dyshuari e ka pranuar veprën e lartcekur dhe i njëjti ka njoftuar edhe për vendndodhjen e parave të cilat janë gjetur në dy lokacione te cilat i kishte fshehur i dyshuari. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raport.