Gjenden trupat e presidentit dhe ministrit iranian

Gjenden trupat e presidentit dhe ministrit iranian

Pas shumë orësh kërkimi dhe në mot të lig, ekipet e shpëtimit në Iran kanë gjetur trupat e presidentit iranian, Ebrahim Raisi, ministrit të Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian, dhe disa personave të tjerë që vdiqën nga rrëzimi i helikopterit, që raportohet se ndodhi si pasojë e motit të ligë.

Gazeta britanike, The Guardian ka publikuar pamje që tregojnë rrënojat e përplasjes së helikopterit në të cilën u vranë presidenti iranian, Ebrahim Raisi dhe ministri i jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian.

Helikopteri u rrëzua në mot me mjegull në malet pranë kufirit me Azerbajxhanin.

Related Articles