Një tjetër përplasje e ashpër ka ndodhur në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Aty janë përplasur deputet Hajdar Beqa e Halil Thaçi.
Arsye u bë Nagip Krasniqi, dhe ndërtimet e punësimet në KEK.
Pjesë nga debati.
Hajdar Beqa: OSHP nuk është gjykatë e tenderëve, është pazar i tenderëve. Këto debate më shumë janë për fushata. E di që keni emocione, por s’di pse po i mbroni hajnat. Ridvani ka qenë në aferë publike, Martini publike, Faruk Mujka publike, krejt këta njerëz janë. Nagipin u mundun me mbrojt, i ke thy këta dhëmbët tu për energji, i ke thy dhëmbët tu e mbrojt Nagipin, e tani kur e zunë me pelë për dore iu larguat ju, shkoj në shtëpi Nagipi. Shkon në burg apet.
Halil Thaçi: Ti në Obiliq as degë të PDK-së nuk ki. Për Nagipin, unë e kam mbrojt edhe e mbroj përsëri. Nagip Krasniqi nuk është hajn. Do të dëshmohet që nuk është hajn.
Hajdar Beqa: A ta ka kry naj punë në KEK a çka është në pyetje? Për Obiliq, PDK-ja ka qenë stabile, ka mujt me i pas sfidat e veta, po aty ty të ka mujt kandidati i pavarur pa parti hiç dhe i ka mashtru me familjarë tu i mashtru me qindra që iu shti punë në KEK. A po do edhe për Shipitullë? Qato shtëpia që janë ndërtu qetash me i vlerësu, ti i ke ndërtu, ti e di me kënd i ke ndërtu. Pemët që janë mbjellë, ti i ke bërë. Ti shkon negocion me vlerësuesin, atë që i paguan e me i shti në rend, je ti. Jo në Prokurori, po Prokuroria gabon që nuk të shti në burg ty.
Halil Thaçi: Këto janë shpifje, qytetarët e dinë kush ka ndërtu atje. E ftoj prokurorin për çdo keqpërdorim që është bërë, na e dimë zv/ministrat e juaj sa kanë ndërtu atje./Nacionale/