Pas më shumë se një muaji, Policia ka arritur t’i arrestojë dy personat e dyshuar për shpërthimin me granatë dore në rrugën “Zekrija Cana”, në Prishtinë. Cak dyshohet se ka qenë vetura e reperit Agon Abdullahu, i njohur si Noga.
Sipas Sinjalit, dy të dyshuarit që tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor për këtë rast janë: Egzon Fazlija dhe Florim Fazlija.
Incidenti që ndodhi më 12 prill po hetohet në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Akoma nuk dihen motivet e rastit, por si pasojë e shpërthimit, janë dëmtuar edhe disa vetura që ndodheshin në atë rrugë.
Lajmin për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve e ka konfirmuar edhe Policia në Prishtinë.
“Pas një pune intenzive hetimore zyrtarët e Njësitiit të hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, kanë identifikuar dy persona të dyshuar. Rasti (shpërthimi i një granate) ka ndodhë me datën 12.04.2024,
Prezenca e personave të dyshuar: F.F, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe -E.M, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është siguruar sot nga ana e hetuesve.
Pas intervistimit personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e ndalimit.” – ka njoftuar Policia.