Disa rajone të Kosovës janë përfshirë sot nga reshje të dendura të shiut dhe breshrit.
“Meteo Ballkan” ka publikuar disa video nëpër qytete të ndryshme të Kosovës ku shihet sasia e madhe e breshrit të rënë.
Mushtishti i Suharekës duket se ka qenë zona ku ka rënë më së shumti breshër, derisa edhe zona të tjera janë përfshirë nga stuhia pranverore.