Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka bërë të ditur se sot është takuar me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili.
Ai, me anë të një postimi në platformën X, ka theksuar se Turqia dhe Kosova vazhdojnë të kenë marrëdhënie të forta, dhe pritet të forcohet partneriteti edhe më shumë.
“Në diskutimin e sotëm u fokusuam veçanërisht në thellimin e marrëdhënieve ekonomike. Mezi presim të intensifikojmë bashkëpunimin tonë”, thuhet në njoftim.