Këngëtarja e njohur shqiptare, Alma Bektashi, tash e sa kohë ka qëndruar larg mediave dhe televizionit.
Ajo nuk ka punuar në projekte të reja muzikore, gjersa këtë vit edhe për herë të parë pas shumë vitesh, nuk mori pjesë në komentimin e Eurovisionit në RTK, siç rëndom kishte bërë rregullisht tash e disa vite.
Nuk dihen arsyet e kësaj heshtjeje në karrierën profesionale, por që disa prej mediave në Shqipëri kanë raportuar për një ndarje të mundshme të saj dhe bashkëshortin, Sokol Stafa.
Ky i fundit sipas dyshohet se ka tradhtuar artisten me një psikologe rreth 20 vite më të re në moshë, e që si pasojë ka çuar në ndarjen e çiftit.
Këto dyshime i plotëson edhe më tepër fakti se Bektashi i ka fshirë të gjitha fotografitë familjare dhe ato me bashkëshortin në rrjetet sociale.
Në një kontroll të thjeshtë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, mund të shihen vetëm fotografi solo të këngëtares së njohur.
Vet Alma nuk ka pranuar që të komentojë mbi këto aludime dhe raportime në media deri më tash.