Gjykata merr vendim për 29-vjeçarin që theri për vdekje një burrë në Gjilan

Gjykata merr vendim për 29-vjeçarin që theri për vdekje një burrë në Gjilan

Më 30 ditë paraburgim është dënuar i pandehuri me inicialet B.Z.

I njëjti akuzohet se dy ditë më parë në një kafiteri në Gjilan ka privuar me dashje nga jeta të ndjerin I.C., pas një mosmarrëveshjeje verbale.

Komunikata e plotë:

Komunikata e plotë:

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për t’i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit B.Z.

Sipas dyshimeve të bazuara të Prokurorisë, i dyshuari më datë 24 qershor të këtij viti në kafiterinë “VivaLa” në Gjilan, me dashje e ka privuar nga jeta të ndjerin I.C., pas një mosmarrëveshje verbale.

“Ekziston dyshimi i bazuar se më datë 24.06.2021, në kafiterinë ‘’VivaLa’’, në Gjilan, i pandehuri B. Z., me dashje ka privuar nga jeta të ndjerin I. C., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje verbale, me thikë i ka shkaktuar plagë prerëse, shpuese të madhësisë mbi 15 cm në qafë, ku për shkak të plagëve të marra, i njëjti ka ndërruar jetë. Me këto veprime, i pandehuri B. Z. dyshohet se ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë” vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Për veprën e lartcekur, parashihet dënim nga 10 vite burg deri në dënim me burg të përjetshëm.

Related Articles