Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili dyshohet për vjedhje.
Sipas njoftimit, Policia e ka zënë të dyshuarin në flagrancë.
Njoftimi i plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje
Sot rreth orë 12:00, nga zyrtarët policor të stacionit të Obiliqit, është arrestuar në flagrancë një person për veprën tentim vjedhje.
Personi i dyshuar ishte identifikuar dhe ishte në kërkim për dy raste të vjedhjeve, që kanë ndodhë në një market në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, me datat 9 dhe 21 maj 2024.
N.T, mashkull, 33 vjeç,
pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.