Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka folur për zgjedhjet pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, raporton Gazeta Enigma.
Ai ka thënë se nëse ka pajtueshmëri nga opozita, VV është e gatshme ta diskutojë shpërndarjen e Kuvendit.
“Qëndrimi i VV’së është i qartë, është bërë i qartë gjatë gjithë kohës. Ne jemi dakord që nëse ka një pajtueshmëri të gjerë të opozitës dhe mazhorancës për një datë të caktuar për zgjedhje të jashtëzakonshme, respektivisht për shpërndarjen e Kuvendit, jemi të gatshëm për ta diskutuar shpërndarjen e Kuvendit. Por kjo kërkon përfshirjen dhe pjesëmarrjen e komplet opozitës, dmth dhe të themi të komplet spektrit politik, se data e zgjedhjeve dhe zgjedhjet është një proces që përfshin të gjitha partitë. Nëse opozita ka pajtueshmëri për këtë gjë, ne jemi të gatshëm ta diskutojmë shpërndarjen e Kuvendit.”