Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me 25 vjet burgim personin me inicialet U.H., i cili vrau mizorisht nënën e tij me inicialet H.H., prillin e vitit të kaluar, në shtëpinë e tyre në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë.
Këtë e bëri të ditur për Gazetën Enigma zëdhënësja e Themelores në Pejë, Tringa Zhuti.
“Gjykata i ka shqiptuar dënim me 25 vjet burgim, si dhe i është caktuar masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në ndalim”, deklaroi Zhuti.
Aktakuza thekson se djali vrau nënën e tij me mjet të ftohtë, “në rrethanat e përgjegjësisë së zvogëluar mendore në shkallë esenciale”. /Gazeta Enigma