Një ditë pasi u kërkua ndihmë për kapjen e disa të dyshuarëve, 3 persona vetëdorëzohen në Polici

Një ditë pasi u kërkua ndihmë për kapjen e disa të dyshuarëve, 3 persona vetëdorëzohen në Polici

Vetëm një ditë pasi Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e disa të dyshuarëve për disa vepra penale, ata janë vetëdorëzuar, me ç’rast janë arrestuar menjëherë nga organet e rendit, raporton Gazeta Enigma.

 Veprat për të cilat janë arrestuar këta të dyshuar janë:

‘’Vrasje e rëndë në tentativë”, ‘’Lëndim i  rëndë trupor’’, ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Pjesëmarrje në rrahje’’ – thuhet në komunikatën e policisë.

“Pas publikimit te fotove, të dyshuarit sot me datë: 28.05.2024 rreth orës 14:00 janë vete dorëzua ne sektorin e hetimeve rajonale ne Prizren.

1. Shaqir Zenel LIKAJ 08.02.1968 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit

2. Zenel Abedin LIKAJ 01.10.1988, Fshati Krajk komuna e Prizrenit

3. Isuf Shaqir LIKAJ 26.08.1995 , Fshati Krajk komuna e Prizrenit

Hetuesi policor gjate hetimit te rasti ne cilësinë e provave materiale kanë arrit te gjejnë dhe te sekuestrojnë një revole prodhim Jugosllave “Cervena Zastava”,cal 9 mm dhe një karkator pa fishek, për te cilën dyshohet se është përdorur.

Të njëjtit në prani të avokatit mbrojtës janë intervistuar. Në lidhje me këtë është informuar prokurori i rasti, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimin e te dyshuarve për 48 ore .Rasti është nen hetime”, njofton policia. / Gazeta Enigma

Related Articles