Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi të Velipojës me mbishkrimin ” Mirmëngjes nga Velipoja e dashur”. Por ai nuk e ka thënë asnjë fjalë për ndodhinë tragjike, ku për disa çadra plazhi mbetën të vrarë 4 persona dhe disa të plagosur.
Sipas të dhënave zyrtare të policisë shqiptare, në këtë konflikt kanë vdekur katër persona teksa janë plagosur edhe katër të tjetër.
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë në Pulaj Plazh, teksa në mesin e të vrarëve është edhe një 20-vjeçar.
Gazetari i ABC, Simon Shkreli sjell kronologjinë dhe detajet nga masakra në veri, që tronditi përpos vendasit edhe turistët duke ndikuar në imazhin e Shqipërisë.
Menjëherë pasi kanë mësuar lajmin të parët që kanë shkuar në vendin e ngjarjes në një rrugicë mes dy bizneseve të palëve të përfshira ishin familjarët në britma dhe lot.
Komunikata e Policisë:
Velipojë/Shkodër
Informacion paraprak
Më datë 27.06.2021, rreth orës 00:30, në Pulaj Plazh, Velipojë, si pasojë e një konflikti të çastit, i cili është përshkallëzuar në përdorim të armës së zjarrit kanë mbetur të vrarë, shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç.
Si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirê në konfliktin e armatosur.
Për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur një grup posaçëm hetimor me specialistë të strukturave hetimore në DVP Shkodër dhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Jetës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Në ndihmë të Policisë vendore ka shkuar FNSH Shkodër dhe një grup i Forcave Speciale Renea.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të kësaj ngjarjeje.