Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në qytetin e Shtimes, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia në raporton 24 orësh ka njoftuar se një burrë është arrestuar në Shtime, pasi që dyshohet se ka rrahur gruan e tij.
Ndërsa viktima së bashku me katër fëmijët e saj janë dërguar në strehimore, të cilës i është ofruar edhe tretman mjekësor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Enigma/