Një mosmarrëveshje u bë mollë sherri për çiftin nga Fushë Kosova.
Një person ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga e dashura e tij, me të cilën bashkëjetojnë.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Fushë Kosovë 01.06.2024-10:15. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare me të cilën është duke bashkëjetuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia. /Gazeta Enigma