Dy ora jo fort të lira iu vodhën dy shtetasëve të huaj në Prishtinë.
Këta të fundit kanë lajmëruar menjëherë Policinë e Kosovës për aktin e kryer nga tre persona të maskuar e armatosur, raporton Gazeta Enigma.
Sipas njoftimit të policisë, hajnat kishin depërtuar përmes dritarës së banesës.
“Prishtinë 02.06.2024 – 01:50. Një femër dhe një mashkull shtetas të huaj, kanë informuar se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë deportuar përmes dritares në banesën e tyre ku i kanë marrë dy ora dore ne vlere te konsiderueshme. Njësitet përkatëse kanë dalur në vendngjarje. Rasti duke u hetuar nga njesitet kompetente.”- njofton policia./Gazeta Enigma