Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij për të antarësuar Kosovën në Këshillin e Evropës.
Mirpo një gjë e tillë sipas tij nuk mund të ndodh, pa formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë sebe.
Këto deklarime ai i ka bërë menjëherë pas takimit me përfaqësues të organizatave joqeveritare IKD dhe FOL, njofton Gazeta Enigma.
“Për ta forcuar sundimin e ligjit dhe për t’u përgatitur Kosova për Këshillin e Europës ne do ta mbështesim projektin e përbashkët të Institutit të Kosovës për Drejtësi/FOL për ta përmirësuar qasjen në drejtësi në përputhje me standardet e KiE. Gjermania mbetet e përkushtuar për ta futur Kosovën në Këshill sa më shpejt. Ecja përpara me Asociacionin do ta bëjë këtë të ndodhë”, shkroi diplomati gjerman në rrjetin social X.
Muajin e kaluar Qeveria refuzoi ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e BE-së për Asociacionin, që ishte kushti për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Europës. /Gazeta Enigma