Kurti viziton kompaninë ku prodhohen dronët “Bayraktar” dhe iu dhuron medalje

Kurti viziton kompaninë ku prodhohen dronët “Bayraktar” dhe iu dhuron medalje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Turqi, ku edhe ka zhvilluar takime të shumta, raporton Gazeta “Enigma”.

Kurti sot ka zhvilluar një vizitë në fabrikën ku prodhohen dronët “Bayraktar”, ku edhe i dhuroi një medalje për “Shërbim të Shquar” vëllezërve Bayraktar, Haluk dhe Selçuk.

“Aty pashë nga afër dhe prototipin e fluturakes luftarake pa pilot të kësaj kompanie, Kizilelma”, tha Kurti.

Kujtojmë se vitin e kaluar në muajin korrik Kosova bleu disa nga dronët TB-2 nga Turqia./Gazeta Enigma/

Related Articles