Cristina Marin Campos, e cila është mjeke në një spital universitar në Madrid u shpërblye me “Çmimin e Paqes” në Dresden. Ky çmim përfshin një shumë prej 10 mijë eurosh.
Ajo u kishte bërë thirrje popullatës spanjolle që t’u shkruanin letra pacientëve të prekur me COVID-19, të cilët ishin të izoluar në njësitë e kujdesit intensiv, në mënyrë që t’ua lehtësonin atyre vetminë.
35 mijë letra u morën ditën e parë, shkruan Deutschland Funk, përcjell Klankosova.tv.
“Çmimi i Paqes” në Dresden jepet çdo vit që nga viti 2010 dhe financohet nga Fondacioni Klaus Tschira.
Fituesit e mëparshëm përfshijnë ish-kreun e shtetit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, dhe Daniel Ellsberg.